Vendimi i "Foucault Tribunal" Ne anittëm në përfundimin që, duke mos patur dëshirë të mohojmë përdorimin e forcës, dhunës dhe de detyrimit, psikiatria është fajtore për krimet kundër njerëzimit: shkatërrimi i qëllimshëm i dinjitetit, lirisë dhe jetës. Shumica prej tyre janë bërë nëpërmjet kategorizimit ligjor të "pacientit mendor" i cili lejon një privimim të plotë të të drejtave njerëzore dhe ligjore dhe ligjin e drejtësisë natyrore. Përveç kësaj, psikiatria nuk mund të pretendojë në artin e shërimit, duke dhunuar Betimin e Hipokratit nëpërmjet një përdorimi të ndërgjegjshëm të drogërave të dëmshme, të cilat shkaktuan epideminë e përhapur në të gjithë botën të Diskinezisë Tardive si dhe të tjera ndërhyrje të cilat njihen si tortura: izolimi i pavullnetshëm, dhënia me forcë e ilaçeve, katër pikat kufizuese, elektroshoku, të gjitha format e psiko-kirurgjisë dhe angazhimin e pacientëve të jashtëm. Këto praktika dhe ideologji i lejuan psikiatërve gjatë erës së Nazizmit të shkojnë deri në vrasjen ekstreme sistematike në masë të bashkëkohësve nën pretekstin e "trajtimit". Psikiatria jo vetëm nuk heq dorë nga mohimi i forcës që ka siguruar historikisht nga shteti, ajo madje merr përsipër rolin e një agjenti shumë të paguar dhe të respektuar të kontrollit social dhe forcave te policisë ndërkombëtare mbi sjelljen dhe shtypjes së mospajtimeve politike dhe sociale. Ne e shohim psikiatrinë fajtore të kombinimit të forcës dhe papërgjegjshmërisë, një përkufizim klasik i sistemeve totalitare. Ne kërkojmë heqjen e ligjeve të "pacientëve mendorë" si hapi i parë drejt bërjes së psikiatrisë më të përgjegjshme në shoqëri. Në fund, duhet të jepet kompensim për dëmin që është bërë. Fondet e publikut duhet të jenë gjithashtu në dispozicion për altemativa humane dhe të denja ndaj psikiatrisë. | | Arsyet e Vendimit Mbrojtja flet për nevojat terapeutike për detryrimet e psikiatrisë dhe, nëse është e nevojshme, përdorimi i forcës fizike. Megjithatë, ata pranojnë se në "insitutet e mira psikiatrike" përdoret sa më pak detyrim të jetë e mundur. Detyrimi është dukshëm aspak terapeutik, thuajse është e varur në llojin e praktikuar nga psikiatria. Ne i dënojmë të gjitha llojet e formave të detyrimit psikiatrik si një dhunim i të drejtave njerëzore. Ligjet për të sëmurët mendorë e përshkruajnë detyrimin psikiatrik në rastet e rrezikut ndaj vetvetes ose të tjerëve. Në praktikë kjo është gjerësisht shkelur. Çështja është vetëm një nga rreziqet; asnjë krim nuk është kryer. Kjo do të, thotë që mbajtja parandaluese është praktikuar. Mbrojtja përshkruan dikë si të sëmurë mendor sepse aftësia e tij për të ndihmuar vetveten është zvogëluar. Ata besojnë se duhet të lehtësohen nga disa kërkesa shoqërore për shkak të dëmtimeve në aftësinë e tij për të përjetuar dhe për t'u sjellë ashtu siç pritet nga shoqëria. Ne jemi të opinionit se ideja e pritur e sëmundjes është e pakënaqshme. Në këtë rast një institut si spitali psikiatrik nuk mund të ofrojë asnjë ndihmë. Ne jemi të opinionit se trajtimi nga doktorët duhet të aplikohet vetëm në baza vullnetare. Eshtë shumë e rrezikshme që shumë gjyqtarë janë të njëanshëm dhe ata bien dakord me opinionet c psikiatërve ekspertë. Mbijetuesit psildatrikë kanë të drejte të kërkojnë kompensim financiar për çdo dhimbje dhe vuajtje që kanë provuar. Berlin, 2 Maj 1998 |